Mbahet mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa

Komiteti për Politikë e Financa, i Komunës së Skënderajt udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë anëtarët e këtij komiteti dhe drejtorët e Ekzekutivit.

Në mbledhjen e sotme të KPF-së është shqyrtuar informata e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, sa u përket lejeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të kësaj drejtorie.

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa e kanë përkrahur këtë informatë dhe është rekomanduar për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet në fund të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet me nder dhe krenari dëshmori i kombit, Sahit Krasniqi nga Ratkoci

Në 26-vjetorin e rënies, në Ratkoc u përkujtua dëshmoiri i kombit Sahit Krasniqi. Të pranishëm …