Blendi Hasaj; Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025

Blendi Hasaj; Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025

Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025, për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore. Kështu është theksuar në raportin “Projektbuxheti 2025- analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, e organizuar nga Instituti GAP. Blendi Hasaj nga ky institut, ka thënë se suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve, veçanërisht te investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nën shpenzim. Duke  folur për buxhetin e vitit 2025, ka thënë se investimet kapitale do duhej të merrnin një fokus të veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …