Kryeministri, Albin Kurti, inspektoi punimet në rezidencën e Ibrahim Rugovës, në Prishtinë

Kryeministri, Albin Kurti, inspektoi punimet në rezidencën e Ibrahim Rugovës, në Prishtinë

Kryeministri, Albin Kurti, inspektoi  punimet në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se “me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, rezidenca e presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”. “Sot ishim për të parë nga afër rezultatin e punës deri tash. Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj. Në këtë kuadër, po sigurohemi që si institucione të shtetit të mirëmbajmë respektin për figurat qendrore të historisë moderne të Kosovës”, ka shkruar Kurti, duke bashkangjitur edhe një video nga vizita në rezidencën e Rugovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …