leoni

Ahmet Qeriqi: Bora e parë në kohë të luftës. (E premte 20 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Bora e parë në kohë të luftës. (E premte 20 nëntor, 1998)

Gjatë tërë natës ka rënë dëborë. Në orët e para ditës niveli ka arritur 50 centimetra. Në këtë pjesë malore të Drenicës trashësia e borës shpeshherë kalon të 8o centimetra.

Rrugët janë mbyllur. Vetëm rrugët këmbësore janë hapur aty këtu.

Në orët e pas ditës disa ushtarë, një trekëndësh të rregulluar nga dërrasa  të gjera e kanë tërhequr me traktor nëpër rrugë prej Pjetërshticës e deri në Shalë, kështu që rrugët janë bërë të kalueshme.

Sylë Qeriqi, Elez Durmishi dhe Ajvaz Karpuzi kanë shfaqur pikëpamjet e tyre lidhur me policinë ushtarake, në të cilën sipas tyre janë angazhuar vetëm ushtarë të Banjës. Në mesin e tyre disa të panjohur. Të gjithë kanë uniforma dimri dhe vetëm herë pas herë qëndrojnë në Shalë. Ata po ashtu kanë vërejtje edhe në përzgjedhjen e disa ushtarëve, duke menduar se në këtë formacion nevojiten vetëm kuadro të aftë dhe të dëshmuar në luftë.

Elez Durmishi mendon se kontrollin kryesor në policinë ushtarake në rajonin tonë duhet ta kenë Syla dhe Ajvazi. Edhe unë pajtohem në këtë drejtim, mirëpo iu kam bërë me dije që të kenë kujdes, sepse ky lloj imponimi mund të shkaktojë ndasi dhe përçarje.

Pas dite jemi takuar edhe me Idriz Hysenin, me të cilin kemi biseduar për mundësinë e blerjes së një sasi të uniformave, qoftë edhe me të holla të donatorëve nga Shtimja. Idrizi na premton se do të bëjë çmos dhe do të sigurojë edhe një sasi të uniformave për ushtarët e batalionit tonë

Si zakonisht në mbrëmje jemi tubuar në vendqëndrimin tonë. Nga Pjetërshtica kanë ardhur Reshat Gashi, Besim Gashi, pastaj Jakup Ismajli e të tjerë. Kemi biseduar për probleme të caktuara dhe për masat që duhet të marrim në rrethanat e reja, kur bora po bie pa ndalur dhe kështu po na vështirësohet komunikimi sidomos nëpër Blinajë nga na vijnë ndihmat në artikuj si dhe në drejtim të Divjakës dhe Kleçkës. Besim Gashi me disa ushtarë ka rregulluar për mrekulli një trekëndësh  dërrasash, me të cilat hapet dëbora.

Në lajmet e vona të natës bëhet e ditur se forcat tona në zonën e Llapit. luftëtarët  kanë vrarë tre policë serbë dhe kanë plagosur shumë të tjerë. Është likuiduar edhe një kriminel shqipfolës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga baza serbe te Gurëthyesi në Carralevë disa predha godasin në Krojmir dhe në Pjetërshticë (E shtunë 14 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga baza serbe te Gurëthyesi në Carralevë disa predha godasin në Krojmir dhe në Pjetërshticë (E shtunë 14 nëntor, 1998)

Qetësinë vjeshtore të mesditës e prishën disa shpërthime predhash të armikut të cilat papritur  kanë …