Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar çdo thirrje për përdorimin e armëve bërthamore, duke e cilësuar këtë si të papërgjegjshme. Komentet e Borrell erdhën pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, Borrell ka theksuar se kërcënimet për një përshkallëzim bërthamor janë të papranueshme dhe ka ripërsëritur parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …