leoni

Recep Tayyip Erdogan

Erdogan, e kundërshton vendimin e Amerikës, për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat  me rreze të gjata të veprimit

 Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, duke thënë se do ta ndezë konfliktin edhe më shumë, tha zyra e tij të mërkurën. Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës,Në ditën e njëjtë, presidenti rus Vladimir Putin e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska si përgjigje ndaj sulmeve nga një armik që përdor armë konvencionale. Hapi i Bidenit do të interpretohej si lëvizje për ta ndezur luftën dhe për t’u siguruar që ajo nuk mbaron kurrë, por vetëm përhapet”, tha Erdogani për gazetarë në avion duke u kthyer në Turqi nga Brazili, ku mori pjesë në samitin e G20-ës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …