Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit. Reagimi i saj ka ardhur pasi presidentja Vjosa Osmani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm fansat e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale. Tani edhe Presidentja e ktheu në rishqyrtim këtë ligj. Mirë”, ka shkruar deputetja Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …