Në takimin e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit, Blerim Isufaj, kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve ka prezantuar raportin e vlerësimit të përformancës së 11 prokurorëve, ku pas diskutimeve të zhvilluara, anëtarët e KPK-së e kanë aprovuar raportin e Komisionit. Anëtarët e KPK-së e kanë miratuar Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Miratimit të kësaj rregulloreje i ka paraprirë prezantimi i saj nga Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative. Anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim të aprovojnë kërkesën për vazhdimin e mandatit edhe për dy vite për 17 prokurorë të EULEX-it, të cilët janë të angazhuar në kuadër të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, të cilët në procedurë të mëtutjeshme duhet të dekretohen nga kryetari i Republikës së Kosovës. Po ashtu, Këshilli mori vendim për miratimin e kërkesës për emërimin e një prokurore të EULEX-it, e cila në procedurë të mëtutjeshme do të dërgohet për dekretim të Presidenti i Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …