leoni

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në facebook se si nikoqir të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” jemi të lumtur që po finalizojnë procedurat për nisjen e këtij organizimi historik për Kryeqytetin dhe Kosovën.

Sipas kryetarit Rama dokumenti pritet të votohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe të procedohet për miratim në Kuvend. 
Një falënderim i veçantë për Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partnerët tanë që po e bëjnë këtë projekt të madh të realizohet me sukses!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …