Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se Qeveria e Kosovës nuk mund të shmangë obligimet e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, rikujtoi se draft-statuti për Asociacionin është hartuar mbi praktikat evropiane dhe kornizën ligjore të Kosovës dhe se kryeministri Kurti e ka pranuar atë në parim në prani të liderëve të BE-së. Stano ka deklaruar se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit nga viti 2023. Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në vitin 2013 dhe e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit, i cili pritet të jetë në përputhje me kushtetutën e vendit dhe normat evropiane. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj kësaj kërkese të përsëritur nga BE.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …