Time Kadrijaj me aksion simbolik në Kuvend

Time Kadrijaj me aksion simbolik në Kuvend

Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin e vitit 2025, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, organizoi një aksion simbolik.

Ajo vendosi në foltoren e Kuvendit një pankartë me mbishkrimin: “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”, duke iu referuar granteve të akorduara nga Ministria e Bujqësisë për familjen e deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli. Ministria drejtohet nga Faton Peci.

Seanca kishte në fokus shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të kryetares, Vjosa Osmani

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e …