Facebook realizoj 6.44 miliardë dollarë të hyra

Kompania për 59% ka ngritur të hyrat krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kompania Facebook ka njoftuar se në tremujorin e dytë të këtij viti ka arritur të hyra prej 6,44 miliardë dollarë, apo 59% më tepër krahasuar me të hyrat e realizuara një vit më herët për periudhën e njëjtë.

Pas mbylljes së mbrëmshme të bursës së Njujorkut, kompania Facebook Inc, zotëruese masive e rrjeteve sociale në botë, ka njoftuar se në tremujorin e dytë të vitit ka inkasuar 6,44 miliardë dollarë, ndërsa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat ishin vetëm 4,04 miliard, raporton Anadolia.

Ndërsa profitit i pastër i kompanisë për këtë periudhë mbyllur me 30 qershor, është 2,05 miliardë dollarë, apo 186% më shumë se vitin e kaluar, kur profiti ishte 719 milion dollarë.

Rritja e numrit të shfrytëzuesve

Kompania po shënon rritje të numrit të shfrytëzuesve aktiv, qoftë të atyre që kyçen në këtë rrjet social çdo ditë, apo edhe të atyre që e bëjnë këtë të paktën një herë në muaj.

Në baza ditore në rrjetën e Facebook-ut nga fillimi i prillit deri në fundin e qershorit janë kyçur 1.13 miliardë përdorues. Ndërsa numri më i madh i tyre (1.03 miliardë) shfrytëzojnë aplikacionet e këtij rrjeti social në aparatet e tyre celulare.

Rritja e numrit të përdoruesve që çdo ditë shfrytëzojnë Facebook-un është për 17% më i madh krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pothuajse identik është rritur edhe numri i atyre që këtë e bëjnë minimum një herë në muaj.

Të tillë në tremujorin e dytë të vitit ishin 1,71 miliardë.

Aksionet e kompanisë dukshëm janë ngritur (6,7%) në bursat botërore natën e mbrëmshme. Mirëpo analistët mendojnë se vetëm gjatë ditëve në vijim do të kemi një pasqyrë më reale të vlerës së aksioneve, pasi ngritja e djeshme erdhi edhe si rezultat i publikimit të lajmit për afarizmin e suksesshëm të kësaj kompanie.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …