U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses, Almedina Jaha, në Rahovec u mbajt mbledhja e pestë (5) e Komitetit për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Afrim Dina, drejtori i Drejtori i Arsimit, Avni Morina, drejtoresha e Shoqatës “Hareja” Adelina Paqarizi dhe zyrtari i OSBE-së.

Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale. Kjo mund të përfshijë çështjet si: Socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie.

Në këtë mbledhje pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan ishin:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Diskutimi rreth organizimit të tryezës së rrumbullakët për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me OJQ-të e Komunës së Rahovecit

  3. Diskutimi me DKRS-në dhe OJQ-të të cilat merren me persona me aftësi të kufizuara, rreth organizimit të ndonjë aktiviteti me persona me aftësi të kufizuara për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

  4. Informatë nga drejtoria e arsimit (DKA), rreth përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor, infrastrukturës për qasje të personave me aftësi të kufizuara dhe sfidat e tjera

  5. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …