Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të Komisionit Evropian, që do të udhëhiqet nga Ursula von der Leyen për një mandat të ri pesëvjeçar.

Pas miratimit nga grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian – Partia Popullore Evropiane , Socialistët dhe Demokratët, dhe liberalët – përbërja e Komisionit Evropian ka siguruar mbështetje të mjaftueshme për t’u votuar. Edhe grupet e ekstremit të djathtë pritet të japin votat e tyre, pasi disa kandidatë të propozuar vijnë nga këto grupe.

Në rast të konfirmimit, Komisioni i ri do të nisë mandatin më 1 dhjetor. Për Ballkanin Perëndimor, fokusin do ta kenë komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, dhe përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, të cilat kanë premtuar angazhim për avancimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …