Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar më 14 nëntor. Kryetar i Kongresit me vota të fshehta ishte zgjedhur Mit`hat Frashëri, nënkryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qiriazi. Ditën e tretë të punimeve u krijua komisioni i Alfabetit të gjuhës shqipe dhe kryetar i këtij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anëtarë të tjerë Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj. Kongresi i Manastirit u nda në katër grupe dhe tre ditë rresht punuan veçmas. Grupet patën diskutime të gjata dhe të ashpra për të zgjedhur variantin e secilit grup, madje debati zgjati saqë u rrezikua edhe kompromisi. Por ka qenë këmbëngulja e Ndre Mjedës që u arrit kompromisi i madh historik. Në proçesverbalin origjinal të Kongresit thuhet: Të nesërmen, para se të fillonte punimet kongresi, Dom Ndre Mjeda shkoi tek Mih`tat Frashëri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frashëri, pas një diskutimi të shkurtër ngeli i kënaqur dhe i tha Mjedës që këto dy variante t`i paraqiteshin komisionit. Pas pranimit të projektit të alfabetit të e kishte paraqitur Gjergj Fishta i gjithë komisioni nënshkruoi vendimin me një penë të vendosur mbi flamurin kombëtar, të gjithë zotërinjtë delegatë dhanë besën e tyre, ka shkruar asokohe Gjergj Fishta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …