Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie

Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri Avdullah Hoti tha se Kosova ka dështuar të zbatojë projekte të rëndësishme që do të ndikonin pozitivisht në ekonomi.

Hoti kritikoi humbjen e kohës në realizimin e projekteve si hekurudhat, autostradat, porti i Prishtinës dhe infrastruktura e gazit. Ai shtoi se dialogu me Serbinë ka ngecur dhe Kosova duhet të fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik. Duke komentuar mbi qasjen amerikane, Hoti shprehu pritshmëri për një politikë më pragmatike nga administrata e re Trump në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …