Medvegja

MEPJ e Shqipërisë: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, shkelje e të drejtave të njeriut

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, theksoi se zbatimi i marrëveshjeve është thelbësor për avancimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën evropiane. “Dështimi në zbatim do të ndikojë në aspiratat e tyre evropiane. BE-ja është lehtësuese e dialogut, jo palë në marrëveshje,” tha Stano për RTV21.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për zbatim, por ka kërkuar që edhe Serbia të respektojë marrëveshjet. Ndërkohë, BE-ja kërkon hapa konkretë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një obligim që Kurti e ka refuzuar, duke e quajtur draft-statutin evropian një “non-paper”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …