Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e rregullt për këtë vit kalendarik të Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Fillimi i seancës u karakterizua me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

Detaje rreth operimit të hotel “Park Plaza” – plani investiv dhe diskutime për shfuqizimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

Çështja e pronave të privatizuara të Komunës së Rahovecit në procesin e privatizimit – procesi i privatizimit, historiku i parcelave dhe shqetësimi i fermerëve

Procedurat për vendosjen e trafos në lagjen “Vëllezërit Frashëri”

Interesimi i vogël për qëndrim ditor te shtëpia e të moshuarve

Projekti i kanalizimit prej Hoçës së Madhe deri në Krushë të Madhe

Punimet në ballkonin panoramik “Grape city”;

Kontratat e lidhura për lendë djegëse, dru dhe pelet, për shkollat dhe çerdhet e Komunës së Rahovecit

Caktimi i normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025, nga 0.16% në 0.10%.

Rendi i Ditës ishte voluminoz me 8 pika, plus 2 shtesë:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarje të parcelave në ZK- Kramovik P- 00760-1 dhe ZK Petkoviq (Gur i Kuq) P-00185-0, 01122-0, 01124-1 dhe 01124-2

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, P- 00268-1 ZK-Hoçë e Madhe

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00268-1 ZK Hoçë e Madhe

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.253/24, i datës 24.9.2024, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës dhe vendimin 01 Nr.254/24, të datës 24.9.2024, për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

8.Shqyrtimi i informatës për punën e bujqve të Komunës së Rahovecit

Shtesë:

  1. VENDIM I KUVENDIT – për shpalljen në interes të përgjithshëm të pjesëve të parcelave në Kramovik dhe Petkoviq

  2. VENDIM I KUVENDIT – për shfuqizimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale – Hotel Park.

Seanca u cilësua me angazhim, dinamike dhe konstruktive. Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …