Në vazhdën e kthimeve masive të institucioneve, bizneseve dhe kompanive të ndryshme, të premtën Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi marrëveshjen për shërbimet telefonike së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, z. Mentor Shala, për dy vitet e ardhshme.
Tash e tutje, të gjithë punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës do t’i bashkohen rrethit më të madh të operatorit numër një në vend, të telefonisë mobile – VALA.
Kjo marrëveshje pa dyshim nuk do të jetë e vetmja në mes nesh, dy institucioneve publike, por pa dyshim është pikënisje e fillimit të një bashkëpunimi edhe më të fuqishëm strategjik.