Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe ka vendosur që deri në fund të vitit ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një çerek shekulli pas hapjes së saj. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico duke folur për këtë vendim, ka thënë se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën derisa ai është kryeministër. E shihni, Sllovakia përmendet gjithmonë kur flasim për mendimin tonë për integritetin territorial. Për sa na përket neve nuk kemi çfarë të ndryshojmë. Pra, e thashë pikërisht në konferencën për shtyp, me presidentin. Tani po, në forume ndërkombëtare ndonjëherë na pyesin nëse do të ndryshojmë mendimin tonë, nëse duam ta shikojmë çështjen ndryshe, dhe unë gjithmonë përgjigjem jo. Ai ka thënë se ushtarët sllovakë duan të kthehen në misionin e KFOR-it në Kosovë, dhe këtë kërkesë ia ka kumtuar edhe Aleksandër Vuçiqit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …