Njoftim Publik lidhur me hartat zonale të komunës së Vitisë

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Ambientit së bashku me kompaninë konsulente “INSI”, dhe mbështetjen e USAID-it, organizon takimin e parë informues publik për hartat zonale të komunës së Vitisë.

Takimi do të mbahet më 26 nëntor 2024 ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti ( salla e Kuvendit Komunal), duke synuar të informoj dhe diskutojë për hartat zonale me OJQ-të, grupet e interesit dhe qytetarët e zonës urbane. Ky është një hap i rëndësishëm drejt informimit të publikut për planifikimin urban.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë takim dhe të kontribuoni me sugjerime e komente për një zhvillim të qëndrueshëm të komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …