Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan njoftoi pushimin e të gjitha çështjeve për personat që akuzohen se e kanë ofenduar. Vendim u frymëzua nga uniteti që shfaqën qytetarët gjatë dhe pas grushtit të dështuar të shtetit. Autoritetet turke thonë se nga ky vendim i kryetarit do të lirohen nga akuza e ofendimit mbi 2 mijë persona. Duke folur nga pallati presidencial, Erdogan u shfaq i zbutur në qëndrimet e veta edhe për vendet perëndimore, që i ka kritikuar jo pak që pas përpjekjes ushtarake për të rrëzuar atë. Ai akuzoi gjeneralin amerikan, Joseph Votel se po mbante anën e puçistëve pas deklaratës së ushtarakut të lartë amerikan se burgosja e disa drejtuesve kryesorë të ushtrisë turke po vinte në rrezik bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. “Disa njerëz po na japin këshilla. Thonë se janë të shqetësuar. Asnjë person nga Bashkimi Europian apo Perëndimi nuk i ka ofruar ngushëllime Turqisë. Këto vende, këta udhëheqës që janë të shqetësuar për puçistët, nuk mund të jenë miqtë tanë”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …