Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Ajo iu ka referuar të dhënave të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, duke thënë se nga marsi i vitit 2021, kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, e deri tash, vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 213 kontrata njëburimore. 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ e𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfunduar te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kryer negociatat në katër sy. Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftue veten. Thirrja jonë drejtuar organeve të drejtësisë, që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfunduar në veshë të shurdhër”, ka shkruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.