Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025. Ai ka bërë me dije se Kurti duhet të tregojë se shifra e prezantuar prej 3.6 miliardë buxheti janë vetëm planifikim. Bedri Hamza ka thënë se e rëndësishme është se sa ekzekutohet ajo shifër. Duhet me e shiku a po flet për shumen e planifikuar, a po flet për shumën e realizuat? Buxheti krahasohet ekzekutim me ekzekutim. Ti mundesh me i planfiku 3. 6 miliardë, pro sa i ekzekuton? Ka dal që çdo vit kemi pasur nënekzekutim të buxhetit, posaçërisht te investimet kapitale, aty ku u kthehet parat taksapaguesve. Nëse thuhet që e kom pas 60 për qind, prite ti ekzekutimin sa të ndodhë, jo planifikimin”, ka thënë Hamza. Ai ka komentuar edhe pretendimet e Kurtit se e ka rritur buxhetin për 60 për qind nga viti 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …