Daut Haradinaj: Retorika luftënxitëse e Serbisë kundër Kosovës, na rrit vullnetin për mbrojtjen e vendit, ashtu si gjithnjë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitëse e Serbisë ndaj Kosovës vetëm se e rrit vullnetin për mbrojtjen e territorit, por këto janë përpjekje  për mbijetesë politike” në Serbi.  “Qëndrimet për një luftë-nxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 1998-1999. Ne jemi  të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”. Haradinaj ka shkruar se janë të fokusuar që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s për t’i mbyllë këto debate të sigurisë. Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën, ka nënvizuar, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …