Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për vitin 2025, është antikushtetues. Ajo ka sqaruar më tutje se me Ligjin e Pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve. “Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me ligjin e pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me ligj të buxhetin por me ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera montare e koeficientit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojsat e një ligji tjetër.” ka thënë për Ekonomia Online, deputetja, Hykmete Bajrami. Ajo ka theksuar më tutje se nga  Komisioni për Buxhet nuk nuk është pranuar asnjë amendament i LDK-së, PDK-së, AAK-së, dhe në këto pesë buxhete që kanë planifikuar është e pa precedent sepse nuk kanë gjetur hapësirë që një amendament të opozitës ta implementojnë”.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …