Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda mes tyre është përqendruar në çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca, është cituar të ketë thënë një zëdhënëse e NATO-s, njofton Radio Evropa e Lirë. Kohë më parë, shefi i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar se lufta në Ukrainë po kërcënon sigurinë globale. “Ajo çfarë shohim secilën herë e më shumë është se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës. “Në të njëjtën kohë, Rusia duhet të paguajë për këtë, dhe një prej mënyrave është përmes dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut”, ka thënë Rutte, duke shprehur shqetësimin se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin evropian”.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive
Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …