Gjatë mesnatës së 23 e 24 nëntorit, në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Islam Qeriqi. Gjatë luftës çlirimtare, ai fillimisht ka shërbyer në kuadër të batalionit “Imer Alushani” në fshatin Risinov për të vazhduar më tutje në njësinë speciale në “Arbëri” nën komandën e eprorit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani, njësi që ka operuar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Varrimi i të ndjerit, Sejdi Islam Qeriqi, bëhet sot në vendlindjen e tij në Krojmir, te varrezat “Te Rasuja” në ora 15.00.