Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar. Deputeja, Duda Balje ka shtuar më tutje se me Ligjin e Ri është i rregulluar ky detaj, veçse kërkohet që qasja të jetë më e lehtë, pasi po hasin në problematikë në qendrat e votimit. “Tani me Ligjin e Ri i kemi pasur disa rregulla specifike për ata, për personat që nuk janë në gjendje të shkojnë deri tek vendi i votimit. Ata duhet të lajmërohen pastaj të shkojnë në shtëpi ku ata ndihen më mirë të votojnë. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe duhet me të vërtetë të shfrytëzojnë të drejtën dhe obligimin për votën dhe nuk kanë pasur ankesa të mëdha deri tani” ka thënë mes tjerash, deputetja, Duda Balje.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …