Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri ditëve të luftimeve të ashpra, janë vrarë 82 persona dhe janë plagosur 156 të tjerë, kanë njoftuar autoritet lokale të provincave të përfshira në dhunë të armatosur. Pakistani është shtet i dominuar nga sunitët por në rajonin Kurram, që shtrihet në kufi me Afganistanin, dominon popullate shiite. Njoftohet se autoritet e larta shtetërore të Pakistanit janë duke zhvilluar bisedime me autoritet shiite  në rajonin Kurram për ta ndalur dhunën.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …