Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka quajtur shpije kritikat e partive opozitare. Ai ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për procedurat e prokurimit të realizuara përmes metodës së negociuar, dhe ka shkruar se ato janë shpifje dhe manipulim. Sipas tij, “nuk ka asgjë të paligjshme kur një autoritet kontraktues përdor këtë metodë, për aq sa plotësohen kriteret e kërkuara me ligj”. “Tash e disa muaj keni dëgjuar nga opozita shpifje dhe propagandë për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara. Në prononcimet e tyre, kontratat me procedurë të negociuar ata i quajnë gabimisht dhe qëllimshëm, herë kontrata njëburimore, e herë tenderë sekretë, duke përdorur shifra të mëdha dhe flasin për keqpërdorime për të krijuar përshtypjen te publiku se këtu me të vërtetë duhet të ketë diçka. Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin dhe korrupsionin, por është e angazhuar për të luftuar Albin Kurtin, për t’ia bërë argatin opozitës” ka shkruar mes tjerash, ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …