Ramush Haradinaj: Koalicioni ynë garanton anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot konventën e saj gjatë së cilës ka shpalosur programin dhe kandidatët e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni ynë garanton anëtarësimin e Kosovës në NATO. Duke iu referuar sloganit të koalicionit “Veç vepra”  ai theksoi se këtu në këtë sallë ka shumë vepra, sepse ka shumë njerëz që kanë bërë vepra të mëdha për Kosovën. “Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planis aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet tjera të jetës. Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë, në muajt apo vitin e parë të qeverisjes” theksoi mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …