Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur kritikave të ministrit, Hekuran Murati, i cili kishte akuzuar partitë opozitare se po shpifin ndaj Qeverisë Kurti. Deputetja, Hykmete Bajrami e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, pasi ministri i Financave Hekuran Murati tha se numri i kontratave të negociuara “përfshijnë të gjitha institucionet – qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike”. “Hekuran, Ku janë shpifjet? Ku është propaganda? Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepën në ”baza meritore”. Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër” ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …