Edi Rama: Reputacioni i Shqipërisë po rritet në nivel ndërkombëtar dhe kjo duhet t’i bëjë krenar shqiptarët anembanë botës

Gjatë takimit me mërgatën shqiptare në Britani të Madhe, kryeministri, Edi Rama ju ka bërë thirrje që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Ai ka shtuar më tutje se investimi në vendlindjen e tyre në Shqipëri, do të ju sjell fitime më të mëdha se sa ato që marrin nga paga në Britani të Madhe. Kryeministri, Edi Rama ka theksuar më tutje se sot emri i Shqipërisë po rritet në nivel ndërkombëtar duke fituar reputacion dhe kjo duhet t’i bëjë krenar shqiptarët anembanë botës. “Ju inkurajoj ta besoni se ky ndryshim do të vazhdojë dhe do të sjellë edhe atë që të gjithë shqiptarët do e dëshironin. Që dëshira për tu kthyer të jetë një shtysë e madhe. Jo për t’i ngritur plaçkat, por për të pasur dy shtëpi. Për të pasur në Shqipëri të denjë për ëndrrën tuaj për Shqipërinë që ata të vegjlit që lindin këtu dhe që flasin shkëlqyeshëm do ti merrni për dore e ti çoni atje. Të thonë “im proud of my country”Ta ndajmë mendjen që flamurin e Skënderbeut që të gjithë e kujtojnë kur vijnë ditët e festat, që na bën të këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” ta vëmë çdo ditë dhe të mos lejojmë asnjë ta hedhim poshtë” ka theksuar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …