leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues

Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për KosovaPress tha se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues.  Ai tregon se në rastet kur një shtetasi i refuzohet aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, i njëjti mund të aplikojë serish. Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …