Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, pasi ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se numri i kontratave të negociuara sipas tij përfshijnë të gjitha institucionet; qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike”. Hykmete Bajrami e kishte pyetur komisionin për numrin total të kontratave të tilla nga niveli qëndror. Përgjigja kishte qenë “2123 kontrata”. Pasi Murati ka thënë se “e tëra është shpifje e propagandë, në kuadër të luftës ndaj qeverisë Kurti, me të gjitha mjetet”, Hykmete Bajrami, ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për këtë çështje, ia shtroi ministrit disa pyetje. “Hekuran, ku janë shpifjet? Ku është propaganda? Shko në prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepen në ‘baza meritore’. Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër”, ka nënvizuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami,

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …