leoni

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te, pasi me rikthimin e mundshëm të saj në LDK, ajo ia merr një të tretën e elektoratit, andaj  e fut kokën në zall, si struci,  por mllefin e zemërimin e derdhë kundër aleatëve, të cilët pa asnjë fije të kulturës politike, diplomatike, apo të edukatës   i quan  politikanë naivë, të cilët sipas tij nuk i ditkan qëllimet e Serbisë. Kurti mendon se aleatët,  pavarësisht interesave të tyre, u dashka t i besojnë atij, duke e menduar vetën si politikan superior, më të  aftë se ata.  Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naivë’me Beogradin zyrtar, duke shtuar se nuk po e sheh qartë se është kthyer në një portë për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në Europë. Kurti thekson se Vuçiçi po u hedh hi syve atyre duke shitur një realitet se qëndron në kampin perëndimor, por në të vërtetë nuk ka hequr dorë nga Kosova. “Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, tha kryeministri,  Albin Kurti në një intervistë për median zvicerane “NZZ”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …