Burime të huaja të lajmeve bëjnë të ditur se zëvendës-kryetari amerikan Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend, me ç’ rast do të konfirmojë mbështetjen e parezervë të administratës së kryetarit Obama për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës, dhe në respekt të tij, së fundi qeveria e Kosovës e ka emëruar një magjistrale, me emrin e djalit të tij të ndjerë, Boe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …