Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e rëndësisë jetike për Serbinë edhe për Kosovën është çështja e personave të zhdukur, për të cilën duhet të punojnë të dyja palët. Nuk duhet ta akuzojmë njëri tjetrin, por së pari duhet të marrim përgjegjësi, secila palë për vete. Kosova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së shpejti do ta hap kapitullin e gjetjes së drejtësisë për gjenocidin e kryer gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, ka thënë Thaçi për gazetën, “Danas”. Ai ka shtuar se është i tronditur me gjuhën e tablloidëve serbë, por edhe me gjuhën e disa politikanëve kur e përdorin në momentet që flasin për Kosovën. Thaçi duket se e ka harruar gjuhën që ka përdorur dhe që përdorë për shokët e tij të luftës, të partisë e sidomos shprehjet cinike kundër opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …