Kryetari Partisë Demokratike e Kosovës, Memli është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi. Krasniqi gjatë takimit ka shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve. Sipas Memli Krasniqit PDK-ja mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka qëndruar sot në Kosovë ku ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi: Vetëvendosja do të zhvillojë një fushatë me pasoja të përçarjes së thellë në popull
Analisti dhe diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër Vetëvendosje, duke parashikuar se fushata e saj …