Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci duhet të kërkojë falje publike ndaj saj dhe gjitha grave të Krushës, “për njollosje të emrit dhe shpifje”. Në një konferencë për media ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ftesë nga gjykata. . Më 21 nëntor, Peci ka shkruar në Facebook se “në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur Kooperativën Bujqësore ‘KRUSHA’ dhe i ka kërkuar kthimin e 17.800 eurove që i kishin fituar si grant”. Zonja Hoti ka thënë se nga viti 2015 kanë aplikuar që të marrin përkrahje nga shteti mirëpo sipas saj deri sot nuk kanë pasur. Ndërkaq, më 23 nëntor, Peci ka shkruar se “në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore KRUSHA”. Reagimet e Pecit janë bërë pasi në media është raportuar se familjarët e deputetes Fitore Pacolli kanë përfituar grante, ndërkaq i është refuzuar Kooperativës “Krusha”. Fahrije Hoti ka thënë se presin nga zyra e ministrit takim më mënyrë që të sqarohet arsyeja e refuzimit të grantit. Në fund ajo ka shtuar se në të ardhmen serish do të aplikojnë për grante dhe “nuk do të dorëzohen në këtë drejtim”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Vetëvendosja do të zhvillojë një fushatë me pasoja të përçarjes së thellë në popull

Analisti dhe diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër Vetëvendosje, duke parashikuar se fushata e saj …