Dhuna ndaj grave është një krim që nuk duhet toleruar! Ajo lë plagë të thella, jo vetëm te viktimat e dhunës,, por edhe në shoqërinë tonë. Çdo grua ka të drejtën të jetojë pa frikë.
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Gruas, Komuna e Vitisë bën thirrje për bashkëpunim dhe angazhim nga të gjithë qytetarët:
Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë!
Heshtja e bën më të keqe!
Mbështetja dhe ndërgjegjësimi janë çelësi për një ndryshim të vërtetë!
Për çdo grua që ndjehet e kërcënuar, ka mundësi për të kërkuar ndihmë. Së bashku, mund të ndërtojmë një komunitet ku çdo grua mund të jetojë e sigurt, e vlerësuar dhe e mbrojtur nga dhuna.
Le të flasim dhe të veprojmë për një shoqëri pa dhunë.
Të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në këtë luftë – secili prej nesh mund të jetë pjesë e ndryshimit.
” Sot dhe çdo ditë tjetër”