Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku ka thënë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë. Ai ka thënë se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga LV-ja, Vigan Salihu, ka përfituar 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci. Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro. Në listën e përfituesve, ai ka thënë se ishte edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se është edhe familjar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit. Faton, publikoji sa para i kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”. Nuk do të ndalemi derisa ta ktheni çdo cent”, ka njoftuar Pacolli. Mediet kanë raportuar se Ministria e Bujqësisë tashmë i ka pezulluar grantet për vëllain dhe dajën e deputetes së LV-së, Fitore Pacolli, si dhe për Naim Huruglicën, këshilltarin e ministrit Faton Peci, pas akuzave për keqpërdorime. LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
SBASHK-u ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të Sindikatës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se më 4 …