Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj drejtorit të RTK, Rilind Gërvalla, pas publikimit të një audioincizimi që implikon Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në fabrikimin e lajmeve të rreme. Në incizimin e publikuar, Gërvalla dëgjohet duke pranuar se një lajm i rremë i shpërndarë nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediave kosovare kishte ardhur si informacion nga AKI-ja. Musliu e cilëson këtë si një skandal të madh që tregon përdorimin e institucioneve shtetërore për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për të fabrikuar dezinformata. Ajo thekson se kishte kërkuar hetime për këtë çështje që para katër muajsh, por organet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete. Neglizhenca e organeve përgjegjëse shkakton indinjatë të thellë, sepse audioincizimi dëshmon qartë përdorimin e AKI-së për të fabrikuar lajme të rreme dhe për të sulmuar mediat kundërshtare të pushtetit,” shkroi Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …