Ramush Haradinaj premton anëtarësim në NATO, paga minimale 500 euro dhe zhvillim ekonomik për Junikun

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar vizionin e tij për Kosovën Fituese gjatë një aktiviteti në Junik. Haradinaj premtoi investime në infrastrukturën moderne dhe zhvillimin e turizmit malor, duke theksuar rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës për të rinjtë e kësaj zone. “Juniku është një thesar natyror dhe historik që meriton zhvillimin që i takon. Bashkë me kandidatin Agron Kuçi, do të realizojmë projektet që do ta kthejnë këtë zonë në një model suksesi turistik,” deklaroi ai. Në nivel kombëtar, Haradinaj tha se plani për Kosovën Fituese përfshin anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe uljen e TVSH-së për produktet bazë. “Ne nuk premtojmë – ne realizojmë. Kosova Fituese është projekti ynë i përbashkët, dhe Juniku do të jetë shembulli i parë i këtij vizioni,” përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …