leoni

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore për fushatë politike. Ai shprehu shqetësime mbi shpenzimin e 30 milionë eurove për naftë, duke kërkuar transparencë mbi destinacionin e këtyre mjeteve. Mos i prekni asetet e shtetit për qëllime politike e partiake. Shpenzimi i këtyre fondeve ngre pikëpyetje serioze, deklaroi Haziri, duke shtuar se edhe partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për përdorimin e resurseve publike në fushata zgjedhore. Haziri kërkoi përgjigje të qartë nga qeveria, duke e cilësuar shpenzimin e tillë si një shqetësim për integritetin e qeverisjes dhe menaxhimin e resurseve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj premton anëtarësim në NATO, paga minimale 500 euro dhe zhvillim ekonomik për Junikun

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, …