Besnik Bislimi nuk ka folur pas takimit në Bruksej, ndërsa Petar Petkoviq tha se ishte biseduar për formimin e AKS-së

Takimi në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviq, mbahet dhjetor të vitit 2024

Takimi i radhës në mes të  kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe  atij serb, Petar Petkoviq, është caktuar të mbahet për dhjetor të vitit 2024, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, e konfirmoi këtë në një postim tp tij  duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve për këtë takim, por pa dhënë detaje mbi temat që do të diskutohen. Një prej çështjeve më të ndjeshme është hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë, e cila mbetet e mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe përdoret vetëm nga këmbësorët. Ura ka një rëndësi simbolike dhe praktike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve shqiptare dhe serbe në Mitrovicë. Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka insistuar për hapjen e saj, një qëndresë ndërkombëtare dhe insistimi i BE-së që çështja të trajtohet përmes dialogut e kanë mbajtur situatën të ngrirë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …