Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u vlerësua dhe u  nderua njëri prej personaliteteve më të shquara të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Nënkolonel Besnik Fana, duke i ndarë titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Deçanit.

Ky titull është një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e atdheut, ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë, e veçanërisht në Komunën e Deçanit.

Besnik Fana, i lindur në një familje patriotike në Topojan të Kukësit, djalë i një Ushtaraku Madhor, vazhdoi rrugën e njëjtë ku pasi përfundoj Shkollën e Mesme Ushtarake dhe Akademinë e Forcave Tokësore në Turqi, në vitin 2003 është titulluar Oficer dhe ka filluar karrierën e tij në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në 8 Misione si; Irak ku dhe është plagosur, Afganistan në Misionet Luftarake (Combat) me forcat Speciale, dhe së fundmi në Kosovë ku dhe ka mbajtur detyrën e zëvendës Komandantit të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it.

Në emër të tij, sot nderojmë jo vetëm një individ, por edhe të gjithë ushtarët dhe oficerët që kanë dhënë dhe japin çdo ditë gjithçka për lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e kombit tonë. Sakrificat e tyre, shpesh të heshtura, janë themelet mbi të cilat ndërtohet paqja dhe stabiliteti i vendit tonë.

Urime të përzemërta, Nënkolonel Fana! Ky titull është një dëshmi e respektit dhe dashurisë së madhe që qyteti ynë ka për ju dhe për gjithçka që përfaqësoni ka thënë në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bëhet e ditur agjenda Agjenda dhe kalendari i aktiviteteve zyrtare për shënimin e 28 Nëntorit në Skënderaj

Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Skenderajt nën përkujdesjen e …