Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka numëruar dështimet, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë këtij mandati qeverisës, dhe i ka kërkuar Mustafës që të largohet sa më parë nga pozicioni i udhëheqësit të Qeverisë. “Kryeministër dorëheqja është shpëtimi i vetëm dhe zgjedhjet tregojnë se a janë qytetarët për falje territori, ndarje vendi, e buxhet të dëmtuar. Apo janë për shtet zhvillimor, shtet të së drejtës, e shtet social”, ka shkruar Sejdiu në kundërpërgjigje e një shkrimi ku kryeministri kërkonte nga të gjithë ata që thonë se Kosova humb tokë me Demarkacion, të vizitojnë mjekun.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …