Ish-inspektori i Inspektoratit të Punës në rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, ka akuzuar Kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi, për urdhërimin e largimit të fotografive të prindit të tij dëshmor dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari nga zyra e tij. Nexhat Fazliu, i cili është pezulluar nga detyra, ka deklaruar se veprimi i Nikçit është i kundërligjshëm dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje nga Prokuroria Speciale. Ai e ka quajtur Nikçin “kryeinspektor ilegal”, duke pretenduar se emërimi i tij është bërë në mënyrë të kundërligjshme nga qeveria. I emëruari nga Albin Kurti urdhëron largimin e fotografive të familjes sime dëshmorë dhe të Adem Jasharit. Ky është një akt që cenon rëndë vlerat tona kombëtare,” ka deklaruar Fazliu.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …